Vrimën mbi vesh e kanë vetëm njerëzit e veçantë

21:00 | 15 Mars 2018

Ekziston një numër shumë i vogël në botë të cilët kanë vrimë të pazakonshme të vogël mbi vesh.

Ajo ata njerëz, në njëfarë mënyre, i bën të veçantë, pasi që ekzistimi i saj flet diçka për evolucionin e llojit njerëzor.

Gjithsej rreth një për qind e njerëzve në Britani të Madhe kanë lindur me vrimë të këtillë, e cila profesionalisht quhet – sinusi preaurikular, transmeton Telegrafi.

Vrima e pazakonshme, te disa njerëz, është e dallueshme edhe mbi të dy veshët, mirëpo më shumë të atyre te të cilët gjendet vetëm mbi njërin vesh, madje në vendin në të cilin veshi lidhet me fytyrën.

Biologu evolucionar, Neil Shubin, konstaton që ajo vrimë, në të vërtetë, është mbetje evolutive e gushës së peshkut te njeriu.

Ata pak njerëz të cilët e kanë këtë vrimë të vogël mbi vesh nuk do të kenë kurrfarë problemesh shëndetësore për shkak të ekzistimit të saj.

Megjithatë, ata duhet t’i kushtojnë patjetër kujdes higjienës së vrimës, pasi që lehtë mund të ndodhë infeksioni, nëse nuk e mbajnë të pastër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara