Vaji i farave të lirit bën mrekulli për shëndetin tuaj

20:17 | 10 Shkurt 2019

Vlera e këtij vajit kushtëzohet nga përbërja e tij e pasur me acide yndyrore.

Ndoshta nuk keni dëgjuar shumë për përfitimet e këtij vaji dhe kjo mund të ndodh për shkak se nuk i keni kushtuar vëmendjen e duhur, transmeton portali arbresh.info

Ky lloj vaji përdoret për mjekësi dhe kozmetikë.

Vaji i lirit duhet përdorur  çdo ditë, gjithë jetën.  Për shkak të sasisë së konsiderueshme të acidit yndyror omega 3, besohet se ky vaj është shumë më i pasur me vlera sesa ai i peshkut. Pra, për ata që nuk i pëlqejnë peshqit, ky vaj është një zbulim i vërtetë.

Të mirat që sjell ky vaj janë:

Humbje peshe

Për sëmundjet e zemrës,  përmison shëndetin dhe elasticitetin e enëve të gjakut

Për të qetësuar dhimbjet gjatë menstruacioneve dhe menopauzës.

Për lëkurë të pastër dhe pa rrudha.

Për të gjitha të mirat e listuara, farat e vajit të lirit mund t’i konsumoni me kos, ndërsa vajin e farave të lirit mund ta shtoni në sallatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara