Ushqimet që nuk duhet të hani në stomakun bosh | arbresh.info
an-empty-stomach-the

Ushqimet që nuk duhet të hani në stomakun bosh

Disa ushqime nuk janë të preferuara që të konsumohen në stomakun bosh, sepse mund të shkaktojnë probleme të ndryshme në organizmin tuaj, shkruan arbresh.info.

  1. Domatet

Nëse vuani nga acidi dhe ulcera, atëherë nuk duhet të konsumoni domate në stomakun bosh. Domatet janë të dobishme nëse konsumohen me gjëra tjera në mëngjës. Domatet mund t’i konsumoni edhe në drekë ose në darkë duke i shoqëruar me gjëra tjera.

  1. Kafja dhe çaji

Kafja dhe çaji  mund të jenë pjesë e rutinës suaj, sepse përmisojnë vigjilencën. Por sipas studimeve të fundit, kafja rrit ankthin, rrit presionin e gjakut dhe shkakton rënie të humorit. Kafja gjithashtu rrit edhe acidin në stomak dhe shkakton probleme në sistemin e tretjes. Në anën tjetër, nëse konsumoni çaj do duhej ta shoqëronit edhe më ndonjë gjë tjetër.

  1. Drithërat

Drithërat përmbajnë sasi të madhe të sheqerit. Gjithashtu përmbajnë vitamina sintetike dhe minerale artificial. Drithërat shkaktojnë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

  1. Pijet e gazuara

Nuk është sekret se lëngjet e gazuara duhet t’i mbani larg. Ato përmbajnë sasi të madhe të sheqerit dhe përmbajnë aromatizues artificial. Pijet e gazuara janë shumë të dëmshme nëse konsumohen në mëngjes në stomakun bosh./Arbresh.info




Leave a Reply