Të mirat e ujit mineral janë të vërtetuara shkencërisht

01:21 | 27 Janar 2020

Çdo lloj i ujit, duke përfshirë ujë mineral nuk përmban kalori dhe yndyrë.

Disa studime të fundit kanë treguar se një ndër llojet më të shëndetshme të ujit është edhe ai mineral.

Duke pirë ujin e gazuar çdo ditë atëherë ju do të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe mirëqenien.

Andaj këtu do të ju tregojmë disa nga dobitë nga uji mineral:

Ndihmon në humbjen e peshës, për ata të cilët janë me mbi peshë.

Ndihmon në forcimin e eshtrave tuaj.

Magnezi i cili gjendet në përmbajtjen e tij, transmeton Klan Kosova,  luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e një niveli normal të tensionit të gjakut.

Ulë rrezikun nga kolesteroli.

Ndihmon në tretjen e ushqimit, sepse është një burim i madh i sulfateve.

Mban muskujt tuaj të shëndetshëm dhe ç’lodh ata.

Parandalon rrezikun e gurëve në veshka.

Uji mineral veç të tjerave, ndihmon që lëkura juaj të jetë më e pastër, dhe më e shëndetshme, ai patjetër ndihmon edhe shëndetin kundër reumatizmit dhe artritit, e gjithashtu mbronë organizmin tuaj nga toksinat./repubika/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara