Studim: Ja ushqimet që ndihmojnë për forma të mira fizike

21:22 | 16 Mars 2015

Ushtrimet fizike ju ndihmojnë për të patur një trup sa më në formë. Është e këshillueshme që ato të bëhen dy-tri herë në muaj qysh nga fëmijëria dhe kjo do të ndihmojë që ju të përmirësoni funksionet mentale më vonë në jetë, ka treguar hulumtimi i shkencëtarëve britanikë.

Rezultatet e testimit të aftësive mentale kanë qenë më të mira tek personat më të vjetër se 50 vjet nëse kanë ushtruar rregullisht që nga fëmijëria, për shembull dy deri tri herë në muaj janë marrë me ndonjë sport, not, vrapim ose ushtrime në palestër.

Shkencëtarët në intervale të rregullta kanë anketuar të testuarit për shprehitë e tyre të ushtrimeve dhe pastaj në moshën e rritur është testuar kujtesa e tyre, vëmendja dhe aftësia e të mësuarit.
Është vërtetuar që personat të cilët në fëmijëri kanë ushtruar dy deri herë në muaj ose më shpesh kanë pasur rezultate më të mira në teste.

Udhëheqësi i hulumtimit, Alex Dregan, nga King’s College London, thekson që ushtrimet janë elementi kyç në stilin e jetesës me të cilin parandalohet dështimi kognitiv, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe kanceri dhe që promovimi publik i ushtrimeve mund të reduktojë problemet si personale ashtu edhe shoqërore që përcjellin këto sëmundje në moshë të rritur.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Psychological Medicine”. Sipas rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, rekomandohet të paktën 150 minuta ushtrime në javë për personat në moshën prej 19 deri 64 vjet. /albeu

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara