Simptomat e skuqjes së syrit që nuk duhet injoruar

20:36 | 30 Prill 2019

Nëse e vëreni një skuqje, enjte ose irritim të syrit.

Këtë mjekët e quajnë si inflamacion i syrit, por njerëzit në përditshmëri e quajnë si skuqje të syrit, njofton Klan Kosova.

Kjo gjendje e zakonshme ndodh kur konjuktiva-shtresa e hollë dhe e butë e indit që mbulon sipërfaqen e syrit dhe brendinë e kapakut – infektohet ose acarohet.

Më shpesh, kjo ndodh për shkak të viruseve ose baktereve.

Më poshtë janë disa nga simptomat që shkaktojnë skuqjen e syrit dhe të cilat nuk duhet anashkaluar pa shkuar në vizitë te mjeku:

Irritim, djegie dhe kruarje

Syri bëhet i ndjeshëm ndaj dritës dhe keni një shikim të mjegullt

Zmadhim dhe ënjtje e syrit

Skuqje

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara