Si trajtohen venat varikoze të këmbëve

02:27 | 17 Qershor 2017

Venat varikoze janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi i valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz.

Shkaku i vërtetë i kësaj patologjie nuk është identifikuar ende, por publikime të shumta tregojnë që radikalet e lira ose të paktën prania e tepërt e tyre luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes së venave, duke dëmtuar strukturën e paretit venoz.

Kjo shpjegon rolin e substancave antioksiduese, si flavonoidet dhe vitaminat E dhe  C në përmirësimin e klinikës së kësaj sëmundje.

Faktorët favorizues

Trashëgimia është një ndër faktorët kryesor në shfaqen e kësaj sëmundjeje. Nëse të dy prindërit vuajnë nga varikoza, mundësia për të pasur varikozë edhe fëmija është 95%.

Faktorë të tjerë janë: barrat, profesioni (i lidhur me pozicionin e punës, ngritjen e peshave të rënda) mbipesha ose rëniet e menjëhershme nga pesha, duhani etj.

Përsa i përket moshës së shfaqjes së kësaj sëmundjeje tek fëmijët ose adoleshentët, ende sot është një realitet i neglizhuar.

Autorë të shumtë këmbëngulin në aspektin heriditar, trashëgiminë, në transmetimin e sëmundjes së varikozës, duke bërë që ajo të shfaqet sa më herët.

Mjekimi i venave të varikozuara

Metodat e trajtimit të insufiçencës së venave të varikozuar janë: kirurgjia, skleroterapia, lazeri, radiofrekuenca etj.

Sot në botë ka gjetur përhapje të gjerë skleroterapia me shkumë skerozante, duke mjekuar të gjitha format e venave varikoze dhe cilësuar si standard i lartë ku në 10 të sëmurë 8 trajtohen me skleroterapi,shkruan shendeti.com.al

Kjo për disa arsye:

– e lehtë në aplikim, kryhet në kushte ambulatore,  pa anestezi lokale

– pasi kryhet,  pacienti vazhdon aktivitetin normal

– ka kosto të ulët

– aplikohet sa herë lind nevoja, nuk ka kufi, duke qenë sëmundje evolutive me origjinë të panjohur.

Çfarë është skleroterapia?

Është një teknikë e trajtimit të sëmundjes së varikozës dhe realizohet nëpërmjet injektimit të një produkti sklerozant në formën e shkumës në brendësi të venës së dëmtuar. Realizohet me disa seanca, në bazë të segmenteve të dëmtuara të venave të varikozuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara