Si të jepni ndihmën e parë kur dikush pëson sulm në tru

20:57 | 3 Nëntor 2019

Sulmi në tru është një goditje e qarkullimit cerebral, e cila dërgon në dëmtimin dhe vdekjen e qelizave nervore.

Burimi i sulmit në tru vjen si pasojë e mosfunksionimit të enëve të gjakut, mpiksjes së gjakut, transmeton portali arbresh.info

Pasi që një pjesë e qelizave nervore të vdesin, trupi humbet një nga funksionet për të cilat ishin përgjegjëse qelizat e vdekura: ndodhin paralizë, humbje të të folurit dhe çrregullime të tjera serioze. Sa më e madhe zona e nekrozës në tru, aq më serioze janë pasojat e një sulmi.

Goditja në tru është sëmundje e cila kërkon trajtim emergjent, prandaj duhet lajmëruar urgjenca sa më shpejt.

Megjithatë, para se të arrijë ambulance, duhet të ofroni ndihmën e parë, pasi secila minutë është shumë e rëndësishme.

Për ndihmën e parë për goditje në tru, ndiqni këto hapa:

  1. Shtrojeni pacientin në mënyrë që koka e tij të ngritet për rreth 30 °.
  2. Nëse pacienti ka humbur vetëdijen dhe është në dysheme, zhvendoseni atë në një pozitë më të rehatshme.
  3. Nëse pacienti ka parakushte për të vjella, kthejeni kokën në anën e tij në mënyrë që të vjellat të mos hyjnë në sistemin e frymëmarrjes. Nëse kjo ka ndodhur tashmë, është e nevojshme të boshatisni rrugët e frymëmarrjes, duke e shtruar pacientin gjithashtu në krah dhe t’ia pastroni gojën.
  4. Mos lejoni që pacienti të pijë ose të hajë ushqim, sikur të ketë ngërçe në rrugët e tij të frymëmarrjes ai mund të mbytet.
  5. Sigurohuni që pacienti të ketë mjatueshëm ajër të pastër. Hapni dritaren në mënyrë që ajri i pastër të hyjë në dhomë.
  6. Nëse është e mundur, matni presionin e gjakut dhe glukozën. Treguesit e regjistruar duhet të regjistrohen dhe raportohen te mjekët që vijnë. Duhet gjithashtu të theksohet se me presion të rritur, mos e ulni menjëherë, sepse, në orët e para të një goditje në tru, presioni i lartë i gjakut është një normë e nevojshme për shkak të përshtatjes së trurit.
  7. Nëse pulsi nuk i dëgjohet, zemra dhe frymarrja e pacientit ndalojnë, filloni menjërherë të masazhoni zonën rreth zemrës dhe aplikoni frymarrjen artificial.

Sqaroni të gjitha detajet që keni bërë te mjeku dhe më pas ata do të kujdesën për pacientin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara