Shqipëri: Shkon në 7 numri i të vdekurve nga Covid-19

23:19 | 26 Mars 2020

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë.

Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. “Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv. 85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga nisja e epidemisë më 9 mars, numri të infektuarve ka arritur shifrën 174. Numri i viktimave është 7, ndërsa numri i të shëruarve është 17.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara