Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

07:06 | 12 Maj 2016

Ministria e Shëndetësisë – Divizioni i Infermierisë në bashkëpunim me Odën e Infermierisë, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë (OIK), të mbështetur nga UNFPA-zyra në Prishtinë, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, organizon eveniment me moton “Infermierët: Forcë për ndryshim – Përmirësimi i aftësive ripërtëritëse në sistemin shëndetësorë”.

Evenimenti do të në Qendrën e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare (QZHMF), në Prishtinë.

Edhe Komuna e Prishtinës, Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Grupin e Grave, organizon për herën e tretë me rradhë  “Ditën ndërkombëtare të infermierisë” me ç\’rast në oborrin e Komunës do të ketë aksion për dhurimin e gjakut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara