Shega ndihmon qarkullimin e gjakut

13:43 | 9 Prill 2015

Shega është e pasur me substanca aktive, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e shëndetshme të arterieve dhe sistemit kardiovaskular në përgjithësi.

Ajo largon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, infarktin dhe aritminë. Për ata që bëjn një jetë pasive, për ata që kanë një regjim të çrregullt ushqyerje (ndoshta edhe me ushqime pa vlera për organizmin) dhe për ata që kanë një nivel të lartë yndyrash në gjak. Ajo është një frutë e stinës.

Bëhet fjalë për shegën. Është vërtetuar se mund të sjellë shumë të mira për organizmin, e sidomos për sistemin kardiovaskular dhe qarkullimin e gjakut. Studimi i ri është kryer nga hulumtuesit spanjollë të Institutit “Katalan” të Shkencave Kardiovaskulare (ICSC).

Ky studim është paraqitur gjithashtu edhe në Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë. Hulumtuesit, të udhëhequr nga dr.Lina Badimon, kanë testuar efektet e një pilule, e cila ishte koncentrat substancash antioksidante, të tilla si polifenoli, i nxjerrëngashega. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara