Sëmundjet që rrezikoni nëse nuk fleni në të njejtën orë

23:10 | 14 Gusht 2019

Kur flasim për gjumin, zakonisht flasim për orët që duhet të bëni gjatë natës.

Sipas ekspertëve, njeriu ka nevojë për shtatë orë gjumë, transmeton portali arbresh.info

Mëgjithatë, e rëndësishme është që edhe të mbahet një orar fiks për gjumin.

Sipas një studimi të kryer nga shkolla e mjekësisë në Boston, jo vetëm pak orë gjumë, por edhe orari i ndryshëm ndikon në shëndet.

Studimi që ka vëzhguar më shumë 2 mijë njerëz, ka gjetur se rreth 35% e të të anketuarve që nuk flenin në orar të njejtë janë rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë, obeziteti dhe niveli i lartë i kolesterolit.

Gati dy të tretat e anketuesve kishin probleme shëndetësore për shkak se nuk shkonin asnjë natë të flinin në orar të njejtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara