Rreth 35 % e tumoreve shkaktohen nga kequshqyerja

00:56 | 18 Mars 2018

Rreth 35 për qind e tumoreve shkaktohen nga të ushqyerit keq, një e dhënë që pritet të rritet duke marrë në konsideratë efektin e plakjes së popullsisë, thekson Liga Italiane për Luftën Kundër Tumorit (LILT).

“Sot e dimë se 35 për qind e tumoreve shkaktohet nga një e ushqyer e gabuar”, thotë presidenti i LILT-së, Francesco Schittulli.

“Për pasojë është vendimtare, sot më shumë se kurrë, që t’i paraprihet. Të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme, mos të pish duhan dhe të praktikosh aktivitete fizike rregullisht, janë rregullat e para për të parandaluar shfaqjen e tumoreve”, këshillon Schittulli, transmeton atsh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara