Rëndësia e insekteve

14:30 | 8 Prill 2015

Insektet kanë rëndësi të madhe për jetën tonë të përditshme.
30 për qind e ushqimeve që konsumojmë varen nga pjalmimi i bletëve, shumica e të cilave janë të egra dhe siç e dini pjalmimi i bletëve është vetëm një nga punët e rëndësishme që kryejnë insektet.

Insektet e mbajnë tokën të pastër nëpërmjet një sistemi të efektshëm riciklimi, pasi ato ripërpunojnë bimët dhe kafshët e ngordhura.

Kështu, toka pasurohet dhe lëndët ushqyese që çlirohen, ndihmojnë në procesin e zhvillimit të gjallesave. Mungesa e insekteve ndihet jashtëzakonisht kur puna e tyre nuk bëhet. Një shembull i qartë është Australia, e cila është habitati i miliona gjedhëve. Kopetë jashtëqitin kudo. Përveçse një pamje e pakëndshme, plehu i kafshëve favorizon shumimin e mizës së gëmushave, e cila përhap sëmundje epidemike si te njerëzit, ashtu edhe te gjedhët. Për të ekuilibruar gjendjen dhe për të zgjidhur problemin, autoritetet importuan brumbuj plehu nga Evropa dhe nga Afrika./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara