Rëndësia e farave të rrushit

13:26 | 9 Prill 2015

Sipas shumë studimeve, farat e rrushit në përbërje të tyre përmbajnë shumë ekstrakte, të cilat rezultojnë se janë shumë të shëndetshme për organizmin.

Studimet tregojnë se këto ekstrakte mund të përmbajnë substanca që përfshihen në rreth 20 funksione fiziologjike dhe mund të veprojnë kundër 50 sëmundjeve.

Disa nga vetitë mbrojtëse të farave të rrushit janë;
Mbron kundër plakjes, ul rritjen e disa lloje tumoresh, forcon venat duke përbërë një trajtim të mirë për varicet dhe hemorroidet, ndihmon trajtimin e diabetit dhe zvogëlon ënjtjen.

Përmbajtja e tyre duket se i bën këto fara që të kenë një veti shumë të mirë kuruese. Për të dhënë një efekt të shëndetshëm është e rekomandueshme që të konsumohet rreth 100-300 miligram në ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara