Qepa, ilaçi që shëron të gjitha këto sëmundje

16:54 | 15 Prill 2019

E tregtuar nga egjiptianët që 3500 vjet para lindjes së Krishtit, qepa ka simbolizuar përjetësinë për shkak të formës së saj rrethore.

Qepët janë të pasura me përbërës sulfurik, që i japin asaj aromën e fortë si dhe shkaktojnë lotim të syve.

Studimet sugjerojnë se qepët mund të ulin tensionin e gjakut, të ulin rrezikun e zhvillimit të atakut në zemër, madje të ofrojnë mbrojtje edhe kundër kancerit (ndoshta për shkak të prezencës së fitokimikateve dhe flavonoidit kurcetinë).

Një qepë e madhe ka vetëm 63 kalori, përmban më shumë se 1 kupë ujë dhe siguron më shumë se 20% të dozës së vitaminës C që ju nevojitet çdo ditë.

Ajo ndihmon në:

Rënien e flokëve (alopecia areata).

Studime të kahershme kanë treguar se aplikimi i lëngut të qepës në skalp për 8 javë mund të parandalojë rënien e flokëve tek njerëzit që vuajnë nga alopecia armata (gjendje shëndetësore që shkakton rënie të flokëve).

Diabeti

Studime të kahershme kanë treguar se konsumi i 20 gramë qepë, ndërkohë që mbajnë dhe dietë, ul nivelet e sheqerit në gjak tek personat që vuajnë nga diabeti pas 8 javësh trajtim.

Tensioni i lartë i gjakut

Studimet kanë treguar se marrja e një ekstrakti të qepër për 6 javë ul në mënyrë të konsiderueshme tensionin sistolik të gjakut tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

Studime të kahershme kanë sugjeruar gjithashtu se marrja e një produkti që përmban qepë dhe përbërës të tjerë për një javë ndihmon në uljen e tensionit sistolik të gjakut.

Obeziteti

Studime të kahershme kanë sugjeruar se përdorimi i një ekstrakti të lëvozhgës së qepës për 12 javë ndihmon në rënien në peshë tek njerëzit që janë obezë ose mbipeshë.

Celuliti

Studime të ndryshme kanë treguar se aplikimi i një kremi për lëkurën që përmban ekstrakt të qepës, gotu kola dhe acid hyaluronic për 12 javë ndihmon në zbehjen e celulitit dhe shenjave të lindjes.

Astma

Bronkiti

Dhimbje në stomak

Temperaturë

Ftohje

Kollë

Inflamacion në gojë dhe fyt

Mungesë oreksi

Parandalimi i sforcimit të arterieve (arteroskleroza)

Gjendje të tjera shëndetësore

Duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të vlerësuar efikasitetin e qepës për këto përdorime.

 

Shpërndaje në rrjete sociale