Pini lëng karrotë në mëngjës dhe i thoni ‘mirë u pafshim’ mjekut

09:28 | 25 Prill 2020

Karrota është një perim që largon toksinat nga trupi.

Nëse hahet e freskët, e zier apo edhe e bërë lëng, nga ky perim mund të përfitoni shumë të mira shëndetësore, transmeton portal arbresh.info

Një studim i fundit ka gjetur se burrat që konsumojnë lëng karrote rregullisht kanë gjasa më të vogla që të pësojnë sulm në zemër.

Karrota është burimi kryesor i vitaminës A, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë.

Konsumimi i lëngut të karrotës në mëngjes, ndihmon në përmisimin e shikimit. Pasi është burim i vitaminës A, ky lëng rigjeneron qelizat e syrit. Disa studime thonë se për shikim të mirë duhet të hani edhe karrotë të freskët.

Fibrat që ndodhen në karrotë ndihmojnë edhe në humbjen e peshës. Studimet rekomandojnë se lëngu i karrotës është i ulët në kalori, prandaj mundëson që të bëni dietë të shëndetshme nëse dëshironi që të humbisni peshë.

Një gotë lëng karrote gjithashtu parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemërs. Sipas disa studimeve është gjetur se  karrotat mund të jenë një burim i shkëlqyeshëm i kimikateve bioaktive për të ndihmuar trajtimin e leukemisë.

Ndërsa në raport me sëmundjet e zemrës, studimet thonë se lëngu i karrotës mund të zvogëlojë nivelin e kolesterolit, e cila ndikon drejtpërdrejt në sëmundjen e zemrës.

Nga lëngu i karrotës mund të përfitojnë shumë edhe gratë shtatzëna. Lëngu i karrotës është i mbushur me disa nga lëndët ushqyese thelbësore dhe mund të sugjerohet për një shtatzëni të shëndetshme. Megjithatë, gratë shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun e tyre për sasinë e nevojshme të konsumimit të lëngut të karrotës./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara