Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i verës

23:47 | 21 Shkurt 2020

Vera vret mikrobet që shkaktojnë dhimbje të fytit

Të gjithë kemi dëgjuar se pirja e alkoolit nuk është e mirë për shëndetin tonë ose vijën e belit, por nuk duhet të heqësh dorë nga të gjitha. Në fakt, sipas shkencëtarëve, të keni një gotë me verë mund t’ju ndihmojë të parandaloni infeksionet, raporton “Natural Solutions Magazine”, transmeton lajmi.net.

Ndërsa mund të duket befasuese, ky zbulim nuk është i ri. Në 1988, disa studiues kryen një studim që provoi se si mikrobet mbijetojnë në pije. Ata përdorën shtatë lloje pijesh, duke përfshirë verën, birrën, mix-kosi, sode, sode diete, qumësht dhe ujë si mostra.

Pastaj shtuan lloje të ndryshme të patogjenëve si salmonella, shigella, dhe enterotoksigjenike escherichia coli në të gjitha i lanë për 48 orë.

Gjetjet e tyre treguan se nga të gjitha pijet, vera kishte sasinë më të vogël të baktereve të gjalla. Ata zbuluan gjithashtu se patogjenët lulëzuan me qumësht dhe ujë dhe një numër i vogël vdiqën në pijet e birrës dhe sode.

Cila është lidhja midis verës dhe fytit të lënduar?

Një grup tjetër studiuesish bëri një studim vijues që analizoi vetitë antibakteriale të verës në gojë. Ky studim i vitit 2007 u botua nga Journal of Agricultural and Food Chemistry, transmeton lajmi.net.

Studiuesit posaçërisht testuan për efektin e verës në rritjen e Streptococci e cila shkakton pllakë dentare dhe Streptococcus, patogjen përgjegjës për dhimbjet e fytit. Rezultati i këtij studimi tregoi se ndërsa të dy llojet e verës kanë veti dezinfektuese, vera e kuqe vrau më shumë mikrobe se vera e bardhë.

Jini të kujdesshëm. Ndërsa pirja e verës mund të ndihmojë në trajtimin e pllakës së dhëmbëve dhe dhimbjes së fytit, duhet të keni kujdes kur e përdorni sepse provat thonë se gjithashtu mund të dëmtojë smaltin tuaj dentar.

Doktor Bartlett nga Akademia e Stomatologjisë së Përgjithshme këshillon që të prisni të paktën 20 minuta para se të lani dhëmbët pasi të keni marrë verë. Duke bërë këtë, ju do të shmangni marrjen e lëngut acid mbi smaltin e dhëmbit tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara