Për 9 javë do të hiqni dorë nga duhanpirja me këtë recetë

10:27 | 10 Shtator 2019

Një studim i ri i kryer nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti Srinakharinwirot në Tajlandë doli në përfundimin se përdorimi i limonit të athët (lime) është shumë më efektiv sesa çamçakëzët me nikotinë!

Sipas shkencëtarëve, nëse duhanpirësit që duan të heqin dorë nga cigarja marrin limon të athët në vend të çamçakëzëve me nikotinë do të munden ta lënë më shpejtë këtë të fundit.

Për 12 javë rresht, dhjetëra duhanpirës mbi moshën 18 vjeç u ndanë në dy grupe: në ata që do të merrnin çamçakëzët e nikotinës dhe ata që do të konsumonin limon të athët.

Lime është një alternativë jotoksike e cila jo vetëm ka efektin e çamçakëzit të nikotinës në organizëm, por gjithashtu vjen me një sërë përfitimesh të tjera si alkalinizimin i indeve, të cilat normalisht janë më acide tek duhanpirësit. Kjo frutë ka gjithashtu aktivitet të konsiderueshëm antimikrobik kundër baktereve si E. coli dhe në Vibrio cholera.

Rezultatet e testit treguan se nuk kishte dallime të konsiderueshme në normat e abstinencës midis grupeve gjatë javëve 9-12, por midis javës së parë dhe të katërt monoksidi i karbonit tek duhanpirësit që kishin marrë lime ishte dukshëm më i ulët, krahasuar me ato që përdorin çamçakëzët e nikotinës.

Testi arriti në përfundimin se lime i freskët mund të përdoret në mënyrë efektive si një metodë alternative për ndërprerjen e duhanit. Më poshtë do të lexoni recetën se si duhet konsumuar limonin e athët në mënyrë që të veprojë në organizëm si një çamçakëz nikotine.

Përbërësit:

1 limon i athët

1 limon

1 lugë çaji sheqer

1 filxhan me ujë

Përgatitja:

1. Shtrydhni lëngun e limonit të athët dhe limonit dhe shtojini në një filxhan të mbushur me ujë. Hidhni një lugë sheqer dhe përziejeni mirë.

Konsumojeni çdo ditë pas një vakti dhe do të shihni se dëshira për cigare do t’ju ulet ndjeshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara