Pagjumësia mund të jetë alarm i shëndetit të dobët

23:38 | 2 Dhjetor 2019

Pagjumësia nuk është një dukuri e rrallë, përkundrazi, ajo sjell probleme të mëdha. Nëse kjo dukuri është e rrallë, atëherë nuk shfaq shqetësim.

Megjithatë, pagjumësia e shpeshtë është një alarm për shëndet të dobët, transmeton portal arbresh.info

Ajo sjell probleme të mëdha shëndetësore, si:

Diabeti

Nëse keni probleme me gjumin, atëherë kjo mund të jetë një shenjë se tanimë jeni prekur nga diabeti i tipit 2. Sasia e madhe e sheqerit në gjak mund të ndikojë në kualitetin e gjumit. Sasia e lartë e sheqerit në gjak ju  bën të ndjeheni të nxehtë dhe në ankth.

Ekspertët thonë se njerëzit që janë të prekur nga diabeti shpesh kanë probleme me pagjumësinë, sepse gjatë natën atyre u duhet shumë shpesh të urinojnë.

Ankth dhe depression

Ata që vuajnë nga depresioni dhe ankthi kanë probleme  me pagjumësinë. Pagjumësia madje është një ndër faktorët kryesorë që rrezikon zhvillimin e depresioni. Studiuesit thonë se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia u rekomandohet të meditojnë.

Pirja e duhanit

Shkencëtarët theksojnë se edhe pirja e duhanit shkakton pagjumësi. Konsumuesit e duhanit flejnë 45 minuta më pak në krahasim me ata që nuk pijnë duhan.

Problemet me urinim

Një ndër pikat kryesore që shkakton pagjumësi është shkuarja e shpeshtë në tualet. Edhe pse nevoja e shpeshtë për të urinuar natën zakonisht është për shkak të lëngjeve të tepërta para se të shkoni në shtrat, në disa raste mund të jetë një shenjë e problemeve shëndetësore si fshikëza shumë aktive, prostata e zmadhuar, madje edhe diabeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara