Njihuni me vetitë shëndetësore të majdanozit

13:55 | 7 Tetor 2019

Fatkeqësisht, epoka moderne e shoqërisë ka sjellë me vete rreziqe të shumta shëndetësore me anë të ndotësve toksikë, të cilëve ju ekspozohemi çdo ditë.

Këtyre ndotësve toksikë I përkasin metalet e rënda, të cilat futen në organizëm, akumulohen dhe shkaktojnë probleme serioze shëndetësore. Disa nga sëmundjet që vijnë si rezultat I këtij helmimi janë: kanceri, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet e tjera të sistemit nervor.

Sidoqoftë, ekzistojnë disa përbërës natyralë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e këtyre problemeve dhe I zbusin efektet që këto substanca shkaktojnë. Kështu një ndër këta përbërës “magjikë” është edhe majdanozi.

Majdanozi njihet si një detoksifikues shumë I mirë dhe efektiv nda metaleve të rëna. Ka veti antiseptike, anti-inflamatore, është burim I pasur me kalcium, hekur dhe vitamina.

Disa nga vetitë mjekësore që kjo bimë ka janë: shkatërron bakteret, trajton të vjellat, lufton inflamacionet dhe infeksionet, redukton ënjtjen, ndihmon tretjen, parandalon fryerjen si dhe redukton sasinë e kolesterolit të keq. /Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara