Një shall mund t’ju mbrojë nga sulmet e astmës

01:06 | 5 Dhjetor 2017

Personat që vuajnë nga astma janë duke u inkurajuar që të vendosin shall mbi hundën e tyre në mënyrë që të parandalojnë sulmet e astmës për këtë dimër.

Frymëmarrja në të ftohtë, ajri i mjegulluar bëjnë që kanalet e frymëmarrjes të ngushtohen duke nxitur sulme të astmës në tre nga katër persona.

Kjo bën që këta persona të kenë problem me kollitjen si dhe mungesën e frymëmarrjes.

Kështu kanë deklaruar nga organizata “Asthma UK”, e cila ka nisur kampanjën #sfarfie, me moton “një shall mund të shpëtoj jetën”. Megjithatë asgjë nuk i zëvendëson medikamentet për këtë sëmundje./klankosova.tv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara