Një produkt në kafe mund të parandalojë kancerin

23:56 | 19 Prill 2018

Mund të ngjajë shumë e pabesushme, por sipas shkencëatërev një produkt në kafe mund të parandalojë kancerin.

Bëhet fjalë për kërpurdhat, transmeton portali arbresh.info

Kërpurdhat konsiderohen si burim i mirë i antioksidantëve. Në tetor të vitit 2017, një studim i botuar në Food Chemistry tregoi se disa lloje të këpurdhave kanë sasi të madhe të glutathione dhe ergothioneine, të cilat sulmojnë radikalet e lira që mund të dëmtojnë trupin tuaj.

Prodhuesi Four Sigmatic, në bazë të studimin ka “shpikur” kafen me këpurdha e cila konsiderohet se rrit imunitetin dhe jep energji.

Gjithashtu kjo lloj kafe ndihmon edhe për stabilizimin e sheqerit në gjak.

Sipas Cynthia Sass janë bërë shumë studime që tregojnë se këpurdha maitake mund të ulë glykozën në gjak te pacientët me diabet të tipit 2.

Megjithëse Sass beson se kërpudhat mund të përdoren në mjekësi, ajo u kërkon konsumatorëve të diskutojnë mënyrën më të mirë për t’i përdorur ato me një mjek.

“Gjëja e parë që do t’u tregoja njerëzve, nëse ata janë vërtet kurioz për kërpudhat, është se ata duhet të provojnë kërpudha të kuzhinës, si portobellos dhe shiitake”, tha ajo për Washington Post./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara