Një gotë e madhe me lëng frutash në ditë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme

08:59 | 28 Mars 2020

Lëngu i frutave mund të jetë më i keq për shëndetin sesa coca-cola apo limonada, sugjeron një studim amerikan.

Studimi i kryer me 13 mijë të rritur ka gjetur se një gotë e madhe me lëng frutash në ditë mund të rrisë rrezikun për vdekje të parakohshme, transmeton portal arbresh.info

Ekspertët thanë se përmbajtja e fruktozës së pijeve të tilla mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës dhe stimulon hormonet që promovojnë depozitimin e yndyrës rreth belit. Të dy mund të çojnë në një shans më të madh të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Hulumtimi i ri, botuar në Journal of the American Medical Association (JAMA), krahasoi, për herë të parë, 100 përqind lëngje frutash me pije të ëmbëlsuara me sheqer, siç janë kola dhe limonada.

Ajo zbuloi se nivelet më të larta të vdekjes shoqëroheshin me konsumimin e të gjithë pijeve me sheqer.

Një gotë e përditshme 12 oz (340ml) e një pije të ëmbëlsuar me sheqer, si kola, ishte e lidhur me një rrezik të rritur për 6 përqind të vdekjes së hershme gjatë studimit gjashtë vjeçar.

Shenjat e para të diabetit

Dhe pirja e një lëngu frutash shtesë me të njëjtin vëllim u lidh me një rritje prej 24 përqind të vdekshmërisë së parakohshme.

Studiuesit nga Universiteti Emory në Atlanta dhe Universiteti Cornell në Neë York, thanë se ndikimi nuk duket të burojë vetëm nga ndikimi i pijeve për shkak të mpipeshës, pasi u gjet se këto pije ndikojnë edhe në obezitet.

Sipas studiuesve, lëngu i frutave ideal për shëndetin është ai i bërë në shtëpi dhe që nuk përmban sheqer./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara