Në Neurokirurgji, pacientes i hiqet tumori pas 8 orësh operacioni

12:38 | 27 Dhjetor 2015

Pas 8 ore operacioni, në Klinikën e Neurokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është arriturqë me sukses të hiqet tumori tek pacientja e komunitetit rom, pacientes E.G (2001) nga Komuna e Lipjanit.

Sipas një njoftimi të QKUK-së, operacioni është kryer në vazhdën e operacioneve të sukseshme të kryera gjatë vitit 2015 nga kjo klinikë. Operacionin kakryer ekipa operatore në përbërje të Prof.dr. Arsim Morina, Ass.dr. Agon Mekaj dhe dr. Fatos Kelmendi, mespecialisten e anesteziologjisë, Dr. Qamile Morina, instrumentaren Sanije Dervishi , infermieret Alldina Sylejmani dhe Vjollca Sopjani.

“Pacientja ishteme tumor në trurin e vogël,përkatësisht në ventrikulin e katërt ,ingjitur për trungun trunor, e cila bllokonte qarkullimin e likuorit (lëngut trunorë-shpinorë). Tumori hiqet në tërësi duke u liruar qarkullimi i likuorit. Pra,paraprakishtpacientjaka pasurnevojë të operohet për të vënë shantin. Operacionet e tilla janë sfiduese edhe në qendrat më të zhvilluara neurokirurgjie në botë. Tanipacientja ndihet mirë dhe është pa asnjë deficit neurologjik. Trajtimi i mëtejmë vazhdon nga ana e onkologut (e kemioterapi dhe radioterapi”, thuhet në një njoftim të QKUK-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara