Ndezja bakteriale e sinuseve mundon personat alergjik

20:08 | 19 Prill 2017

Shtimi i koncentrimit të polenit në ajër shkakton probleme serioze respiratorë, ndërsa mjekët rekomandojnë që personat e prekur t’i nënshtrohen terapisë me antibiotikë.

Teshtima më së shumti i mundon personat alergjik ndaj polenit, andaj ata kanë probleme me përtypje, ngritje temperature dhe ndonjëherë dhimbje të madhe në fyt.

Mjekët thonë se bëhet fjalë për një bakter, i cili kërkon terapi me antibiotikë.

Infeksioni më shpesh fillon kur ftohja e zakonshme e përcjellë me humbje apetitit dhe ngritje temperature trupore, ndërsa përveç rrjedhjes së sekretit nga hundët dhe dhimbjeve në fyt, personat e prekur mund të kenë edhe kokëdhimbje.

Mjekët thonë se përveç ndihmës me antibiotikë, në ndihmë mund të vijnë edhe pikat për drenazhin e hundës, si dhe përdorimi i çajeve, shurupe bimore.

Analgjetikët rekomandohen vetëm në raste kur temperatura trupore arrin mbi 38,5 gradë Celsius dhe përcillet me dhimbje në pjesë të trupit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara