Moti i ftohtë e rritë rrezikun për të pësuar sulm në zemër

15:32 | 1 Mars 2018

Ekspertët ndërkombëtarë bëjnë të ditur se temperaturat e ftohta mund të shkaktojnë rritjen e shtypjes së gjakut.

Sipas tyre, ka shumë sëmundje të cilat shfaqen si pasojë e motit të ftohët, ndërkaq edhe sulmet e zemrës janë më të zakonshme në temperatura të tilla, transmeton Telegrafi.

Gjaku trashet kur moti është i ftohët, gjë e cila e rritë shtypjen e gjakut.

Ekspertët thonë që të kujdeseni më shumë për veten gjatë ditëve të ftohta.

Të rrezikuar janë edhe personat me astma, për të cilët ekspertët thonë se ushtrimet fizike në ajër të ftohët mund t’ua shkaktojnë sulmin në zemër.

Ata duhet të kenë shumë kujdes dhe ta mbështjellin gojën me një shall.

Ndër tjerash, gripi, skuqja e fytit dhe norovirusi janë më të zakonshmet mes temperaturave të ftohta. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara