Mësoni çfarë ha Meghan Markle brenda një dite

23:26 | 20 Shtator 2019

Meghan Markle mund të mos ketë më privilegje në mediat sociale për shkak të statusit të saj mbretëror, por sikur të gjithë ne, edhe ajo dikur ndante me miqtë e saj nëpër mediat sociale foto me ushqime dhe tregonte mbi ushqimet që preferonte ajo.

Markle madje kishte blogun e saj të ushqimit dhe mënyrës së jetesës, The Tig, ku do të ndante ushqimet dhe recetat e saj të preferuara, transmeton portali arbresh.info

Markle është shumë e apasionuar pas ushqimit dhe gjatë javës han kryesisht ushqim vegan, megjithatë zbuloni se çfarë ajo ha për të qëndruar energjikë për të gjitha detyrat e saj mbretërore (dhe jetën si një nënë e re).

Mëngjesi

Sipas burimeve thuhet se Meghan e do mëngjesin dhe se është vakti i saj i preferuar. Ajo prerefon të konsumojë lëngje jeshile në mëngjes  dhe një copë bukë të thekur me advokado. Markle nuk pi kafe, prandaj ajo e fiton energjinë e nevojshme nga lëngjet jeshile.

Dreka

Ky është një vakt poashtu i rëndësishëm për Markle, pasi ajo kërkon të marrë energjinë e humbur gjatë mëngjesit. Zakonisht gjatë javës mundohet të hajë drekë vegane, pa gluten ndërsa nuk lë pas dore edhe disa makarona të lehta. Ajo përpiqet të ndjekë dietën e njohur Mesdhetare, transmeton portali arbresh.info
Një drekë e saj përfshin, kale, hurma turke, bajame, quinoa, djathë parmesan. Preferon salmonin me salcë kremi me hudhër.

Darka

Markle pëlqen të bëjë eksperimente në kuzhinë, kështuqë nuk është aspak për t’u habitur se ajo edhe gatuan vetë. Në darkë i pëlqen të hajë sushi dhe pulë të pjekur. Supa është pjata e zakonshme e saj në darkë. Megjithatë, darkën gjithmonë e shoqëron me një gotë verë të kuqe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara