Lëngu i frutave mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për diabet

23:14 | 7 Tetor 2019

Një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit ka gjetur se pirja e një gjysmë gote lëng frutash në ditë mund të rrezikun e diabetit deri në 15%.

Studimi i kryer me më shumë se 190 mijë burra dhe gra, ka gjetur se të gjitha llojet e pijeve të buta me sheqer kanë gjasa që të rrisin rrezikun për zhvillimin e diabetit, transmeton portali arbresh.info

Lëngu i frutave duket se mbart rrezik të lartë pasi përmban sheqer shtesë, e cila më pas rrit mundësinë për diabet.

Hulumtimi është i pari që shikon nëse ndryshimet afatgjata në pirjen e pijeve të buta janë të lidhura me diabetin tip 2./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara