Kujdes si po e gatuani orizin, mund të helmoheni

09:52 | 13 Mars 2017

Miliona njerëz mund të jenë duke e rrezikuar veten me gatimin e orizit në mënyrë të gabuar, paralajmërojnë shkencëtarët, transmeton portali arbresh.info.

Eksperimentet e fundit tregojnë një metodë të zakonshme të gatimit të orizit, thjesht duke e vluar në një tigan derisa uji të avullohet, por kjo gjë mund të jetë e pamjaftueshme në parandalimin e ekspozimit të helmit të arsenikut, që kontaminon orizin kur është duke u rritur si rezultat i helmeve industriale dhe pesticideve.

Ky kimikat është lidhur me një numër problemesh shëndetësore përfshirë sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri si dhe problemet në zhvillim.

Ndërkohë besohet në përgjithësi që gjurmët e arsenikut zhduken kur gatuhet orizi, por tani është pohuar që kjo ndodh vetëm kur orizi lihet në ujë gjatë natës.

Do të thotë, sipas profesorit të shkencave biologjike Andy Meharg, orizi duhet të lihet në ujë gjatë natës, të pastrohet më pas derisa uji të bëhet i kthjellët./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara