Kujdes, sepse kafja dhe çaji kanë më shumë kalori sesa e mendoni

10:21 | 8 Qershor 2020

Dy të tretat e dashamirëve të kafes dhe një e treat e adhuruesve të çajit nuk e dini që përmes konsumimit të këtyre pijeve ata marrin rreth 69 përqind kalori.

Sipas studimeve të shumta, kjo vjen si pasojë e shtimit të sheqerit, qumështit ose kremit në këto pije, transmeton portal arbresh.info

Dashamirët e çajit shpesh shtojnë sheqer, mjaltë ose qumësht të plotë.

Edhe pse numri i kalorive që gllabërohen në këtë mënyrë nuk duket i madh, gradualisht dhe padukshëm mund të rezultojë në shtim në peshë, paralajmëroi autori i studimit, Rupeng Ann, nga Universiteti i Illinois.

Në të dy rastet, shumica e kalorive vijnë nga sheqeri, pastaj nga yndyra e qumështit. Këshillat e shkencëtarëve dhe dietologëve janë,  kini kujdes atë që i shtoni kafesë ose çajit. Nëse nuk mund të pini këto pije pa qumësht dhe sheqer, pini më pak prej tyre./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara