Kujdes kur pini kafe jashtë, secili filxhan i kafes mban sasi të mëdha bakteriesh

20:42 | 16 Prill 2019

Sigurisht që me kolegët tuaj në zyrë ndani kohën për nga një kafe, por është mëse e qartë që nuk keni menduar për shëndetin përderisa keni pirë kafe.

Një studim i kryer nga Universiteti në Arizona ka gjetur se 20 përqind e filxhaneve të kafes përmbajnë bakterie të shumta dhe kjo ndodh për shkak mënyrës se si lahen ato, transmeton portali arbresh.info

Studimi ka gjetur se përdorimi i sfungjerit apo i makinave të larjes, lejon mbijetesen e bakterieve në filxhanet e kafes.

Baktëriet e gjetura në filxhanet e parë, janë gjendur po aty edhe kur janë larë filxhanet.  Pra, para se të shqetësoheni për sheqerin që hudhni në kafe, duhet të shqetësoheni për filxhanin që pini.

Ekspertët sugjerojnë që të mbani një filxhan nga shtëpia në rast se konsumoni shumë kafe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara