Kryerja e disa punëve përnjëherë, ju shkakton stres

11:33 | 22 Mars 2017

Sa detyra i keni vendosur në planin ditor? Nëse ky numër është i mjaftueshëm që t’iu bëjë të ndiheni të sëmurë, nuk jeni të vetëm.

Të dhëna nga Health and Safety Executive tregojnë se gratë e moshës 25-45 vjet vuajnë më shumë sesa burrat nga stresi i lidhur me punë, ankthi dhe depresioni, transmeton Gazeta Shneta.

Një faktor kryesor në rimbushjen e këtij niveli të stresit? Sasitë e mëdha të punës. E kur e mendoni se si kanë evoluar mënyrat e punës, kjo nuk është fare për t’u çuditur.

Gjatë gjithë ditës, koha është e çmueshme dhe duhet mësuar si të menaxhohet, kjo është më e nevojshme se kurrë më parë.

Caroline Webb, një trajnere e karrierës që ishte më parë partnere në menaxhimin e firmës se konsultave McKinsey, është një ekonomiste ne Bankën e Anglisë.

Ajo potencon shprehitë e punës që nuk janë efektive dhe ka shpjeguar alternative më të mira në librin e saj ‘How to Have a Good Day: Think Bigger, Feel Better and Transform Your Working Life.

Webb thotë: Bërja e disa punëve përnjëherë – shprehia e gruas profesionale në shekullin 21 – po na bënë të palumtura dhe jo efektive.

Por cili është problem nëse unë mundohem ta mbërrij një datë, të qoj email-a pandalë, të lajmërohem në telefon dhe t’i përgjigjëm kolegëve, të gjitha këto në të njëjtën orë? Shumë e thjeshtë, truri im dhe I juaji nuk mund të bëjë më shumë se njërin nga këto veprime në të njëjtën kohë.

“Neuroshkenca na ka treguar se truri jonë i vetëdijshëm mund të vetëm një gjë në një kohë”, shpjegon Webb. “Kështuqë kur jeni duke menduar që t’i bëni disa punë njëkohësisht, ju jeni duke i kërkuar trurit tuaj të ndërrojë vëmendjen prej një gjëje në një gjë tjetër”.

“Nuk është imagjinata juaj duke funksionuar nëse ju ndiheni në stres, të ndjeshme ose të stërmunduara duke u munduar që t’i bëni të gjitha gjërat përnjëherësh. Kjo është ngarkesë shumë e madhe për trurin”, tha ajo.

Webb beson se shumë gra – përmes përkushtimit, mohimit të fjalës ‘jo’ dhe ndoshta në internacionalizimin e shprehjes se “gratë janë të zonjat të bëjnë disa punë përnjëherësh” – ato e gjejnë dhe e trasojnë rrugën e tyre.

Në thelb, kjo ju mëson së si ta merrni planin e ditës dhe ta ndani në atë mënyra që është më e lehtë për tu kuptuar nga truri juaj.

“Mbamendja juaj për punë mund t’i ruajë tri ose katër informata,” tha Webb. “Por këto mund të jena informata të pjesërishme e jo detyra të specifikuara.”

“Të themi se une e shikoj planin tim ditor dhe i kam të shkruara 14 gjëra që duhet t’i bëjë. Nëse I ndaj ato në tri apo katër grupe atëherë do të ndihëm më e qetë,” tha ajo.

Për shembull, listoni email-at që duhet t’i bashkoni dhe bëjeni të njëjtën gjë për punët hulumtuese dhe planifikim e punës.

“Kjo ju ndihmon që të jeni më efektiv, të plotësoni më lehtë listën sepse truri juaj nuk është duke kërcyer nga një detyrë në tjetrën, është më e lehtë për ju që të jeni të përqendruar,” shpjegon Webb. E

Nëse ju gjeni kohë për një aktivitet të caktuar, mendoni thellë dhe pa ndërprerje.

“Pasi që jemi ‘online’ gjithë kohë, është bërë si një ndjenjë e huaj ajo e të qenit të papenguar – është e vështirë tani që njerëzit mund të të pengojnë në çdo kohë,” tha Webb.

Mendoni se duhet të dilni ‘offline’ kur jeni duke e shkruar një raport për shefin tuaj?

Kujtojeni se vëmendja nuk është privilegj, është esenciale. Dhe po, filloni pak nga pak.

“Mbyllni email-in, fikni telefonin për pesë apo dhjetë minuta dhe ndjeni se si është të jeni të fokusuar në atë që ju po bëni tani. Kur ta përfundoni, rrahjani vetës shpinën dhe vazhdoni të ndërtoni shprehi të tilla nga ajo pikë.”

Kur e trajnoni trurin tuaj, sikurse edhe trupin, është me rëndësi të festoni suksesin.

Një ide për listat e planit ditor nga Webb: Listoni gjërat dhe shkruani me shkronja të mëdha. Sa më pak hapësira të keni aq më pak jeni të prirur të shkruani detyra të tjera që indukojnë stress.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara