Forma më e thjeshtë e përdorimit të kungullit është të piqet në furrë, kur hiqet korja dhe e lyejmë me mjaltë atëherë kemi një ëmbëlsirë të vërtetë. Kungulli mund edhe të zihet dhe të bëhet supë, çorbë apo gjellë, mund të përdoret si përbërësi kryesor i byrekut të kungullit.
500g kungull
100g karrota
1 patate e madhe
1,25l supë e pastër
100g krem kosi
50g vaj
½ e kokës së qepës
1 degë rozmarinë
Piper të zi
Kripë
Përgatitja: kungujt dhe pataten i copëtojmë në katëror të vegjël, karrotën e imtësojmë sikurse qepën. E ngrohim vajin dhe ia shtojmë qepën e pastaj ia shtojmë kungullin, pataten dhe karrotën e në fund i shtoni rozmarinë dhe supë. Ky specialitet servohet i ngrohtë.
Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbo...
Murati – Mustafës: Ministrat e LDK-së u larguan me mocion mo...
Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy...
Të paktën 73 palestinezë të vrarë teksa po tentonin të merrn...
“Siguria detare”: Bllokohen 30 mjete lundruese në Shqipëri, ...
Shoqëria Civile kundër veprimeve të Qeverisë pas vendimit të...