Kjo teknikë e thjeshtë e frymëmarrjes do t’ju qetësojë shpejt në situata stresuese

09:38 | 26 Mars 2020

Në situata stresuese, shumë lehtë mund të përfshihemi nga paniku.

Kjo ndjenjë e pakontrollueshme e frikës shoqërohet me simptoma të ndryshme fizike, si rrahje të shpejtë të zemrës, gulçim, marramendje, vjellje dhe shumë të tjera, transmeton portal arbresh.info

Në mënyrë të veçantë, simptomat fizike shpesh janë rezultat i faktit se nga frika thjesht harrojmë të nxjerrim ajrin, i cili më pas grumbullohet në sistemin e sipërm të frymëmarrjes dhe ndërhyn në frymëmarrjen normale.

Ekziston një teknikë e thjeshtë që mund t’ju ndihmojë të rregulloni frymëmarrjen, ta riktheni atë në normalitet dhe të qetësoheni në një situatë stresuese.

  • Në heshtje numëroni në pesë dhe në të njejtën kohë merrni frymë thellë
  • Kur numëroni pesë, mbajeni frymën dhe numëroni katër
  • Pastaj ngadalë thithni ajrin përmes hundës dhe numëroni në pesë

Shikoni situatat që krijojnë stres dhe mësoni si t’i shmangni ato

Kjo teknikë përdoret për të qetësuar sulmet e panikut dhe ankthin, por do t’ju ndihmojë në të gjitha situatat ku ndjeni shumë tension dhe stres./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara