Kikiriku ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të zemrës

19:51 | 8 Prill 2015

Kikiriku është një produkt i cili nëse konsumohet rregullisht ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të zemrës.
Kikirikët përmbajnë një kombinim të pasur të acideve të pangopura yndyrore, vitamina, minerale dhe ushqyes të tjerë. Këto të gjitha bashkëveprojnë për të ulur kolesterolin dhe për të zvogëluar inflamacionin në trup

Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë dhe kinezë, nxjerr në pah përfitime të konsiderueshme shëndetësore, ku përfshihen kikirikët si pjesë e dietës së përditshme.
Vitin e kaluar, studiuesit kanë raportuar në një revistë mjekësore, që kikiriku frenon në mënyrë të konsiderueshme normat e parakohshme të vdekjeve që shkaktohen nga sëmundjet e zemrës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara