Kërpurdhat mund të zvogëlojnë rrezikun e humbjes së kujtesës

17:38 | 16 Mars 2019

Konsumimi i kërpurdhave më shumë se dy herë në javë mund të parandalojnë problemet e kujtesës dhe  të gjuhësqë ndodhin gjatë viteve 60, sugjeron studimi nga Singapori.

Një antioksidant unik i pranishëm në kërpudha mund të ketë një efekt mbrojtës në tru, zbuloi studimi, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit kanë gjetur se njerëzit që konsumojnë kërpurdha kanë dale me shumë sukses në testet e të menduarit dhe ato të gjuhës.

Megjithatë, ata kanë theksuar se nuk kanë mundur të gjejnë një provë që krijon lidhjen e drejtpërdrejtë mes kërpurdhave dhe funksionimit të trurit.

Të gjeturat e studimit të Universitetit Kombëtar të Singaporit u bazuan në 663 kinezë të rritur, të moshës mbi 60 vjeç, të cilët në dietën e tyre kishin edhe kërpurdhat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara