Kërpudhat ndihmojnë në tejkalimin e depresionit

16:54 | 16 Tetor 2017

Përbërësi aktiv në kërpudhat magjike, psilocybin, mund të ketë një efekt në tru që u ndihmon pacientëve të kapërcejnë depresionin, tregojnë shkencëtarët.

Shumë nga pjesëmarrësit e studimit vullnetarisht përshkruan një ndjenjë rifreskimi të trurit të tyre pas vetëm dy përvojave me psilocybin, transmeton Klan Kosova.

Subjekti psikoaktiv përkohësisht shpërbën ‘rrjetin e modalitetit të parazgjedhur’ i cili është një grup shumë i lidhur i rajoneve të trurit që janë veçanërisht aktivë gjatë introspekti dhe kur jemi nën stres.

Pas përvojave të psilocybin, studiuesit në Imperial College London zbuluan se këto zona të trurit u riintegruan, u bënë më të qëndrueshme dhe se shumica e pjesëmarrësve ndienin menjëherë lehtësim të vazhdueshëmm nga depresioni i tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara