Kërkohen hulumtime më të mëdha për të gjetur pajisjen që lidh trurin me kompjuter

10:13 | 12 Shtator 2019

Pajisjet që bashkojnë makinat me trurin e njeriut duhet të hetohen, ka thënë një studim.

Në të ardhmen, “njerëzit mund të bëhen telepatik në një farë mase” dhe të qenit në gjendje t’i lexojnë mendimet e dikujt tjetër ngre çështje etike, thanë ekspertët.

Kjo mund të bëhet veçanërisht shqetësuese nëse ato mendime do të ndaheshin me korporatat.

Produktet tregtare nuk duhet të vijnë nga “një pjesë e vogël e kompanive”, shtuan ata.

Në studimin “iHuman: Linjat mjegulluese midis mendjes dhe makinerisë” shkencëtarët kryesorë në Shoqërinë e Mbretërisë së Bashkuar parashtrojnë mundësitë dhe rreziqet e pajisjeve që lidhin trurin me kompjuter.

Këto mjete janë të implantuara në trup ose të veshura nga jashtë, që stimulojnë aktivitetin në trurin ose sistemin nervor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara