Ismaili: Për një muaj janë shpëtuar gjashtë jetë nga trajtimi i infarktit brenda dy orëve

11:56 | 14 Gusht 2019

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili në shoqërimin e  shefit të Kirurgjisë së QKUK-së Agron Qerimi, Drejtorin e SSHKUK-së Basri Sejdiu dhe Drejtorin e Shërbimit Klinik të Kardiologjisë me Kardiologji Invazive Tefik Bekteshi kanë mbajtur një konferencë për shtyp.

Ministri Uran Ismaili gjatë fjalimit të tij tha se për një muaj janë shpëtuar 6 jetë nga trajtimi i infarktit brenda dy orëve e cila është bërë në sajë të programit për trajtimin e infarktit brenda dy orëve, raporton arbresh.info.

Ministri Ismaili ka thënë se me këtë program, kur një qytetar do të ballafaqohet me sulmin në zemër, kudo që jeton ai në Kosovë, brenda dy orëve do të reagojë i gjithë zinxhiri shëndetësor.

“Me këtë shërbim ne do të arrijmë që të shpëtojmë shumë më shumë jetë të qytetarëve por edhe të luftojmë korrupsionin i cili për shumë vite ka varfëruar qytetarët tanë.  Që nga lansimi i këtij programi ditë më parë, profesionistët shëndetësorë të kësaj klinike u kanë shpëtuar jetën 6 personave.  6 persona sot më shumë gëzojnë shëndet dhe vazhdojnë të  bëjnë më të mirë jetën e familjeve të tyre falë këtij intervenimi të shpejtë që kemi krijuar”, ka thënë ministri Ismaili.

Ndërsa drejtori i SSHKUK-së Basri Sejdiu tha se me këtë shërbim do të arrihet të intervenohet brenda 2 orëve dhe paralajmëroi që ky shërbim përveç në Prishtine do të zgjerohet edhe në qytetet e tjera.

“Jemi këtu të flasim për shërbimin nacional trajtimi i infarktit në 2 ortë e para që ka fillua si pilot projekt në Prishtine që ka fillua për herë të parë shpresojmë që të zgjerohet. Kemi qenë të mishëruam dhe ajo ku kemi qenë dhe ku kemi arritur është kënaqësi e madhe. Tani kemi një numër të konsiderueshëm të mjekeve në kirurgjinë vazive”.

Drejtori i Shërbimit Klinik të Kardiologjikë me Kardiologji Invazive Tefik Bekteshi tha se më këto shërbime po përmirësohet shërbimi për qytetarët dhe tregoi që me këtë pilot projekt janë shpëtuar 6 pacientë dhe mesatarja e ofrimit të shërbimeve ka arritë tek këta pacient në 24 minuta.

“Është kënaqësi që të flasim për gjërat e rëndësishme për popullatën tonë. Deri tash kemi punuar me 6 paciente prej kohës ku ka pas dhimbje 1 prej Gjilanit 1 prej Prizrenit dhe të tjerët nga Prishtina kemi arrit në mesatare për 24 minuta të intervenojmë dhe janë kthyer në shtëpi të shëndoshë”

Agron Qerimi, shef i kirurgjisë invazive bëri thirrje që qytetarët të lajmërohen në QKUK për ankesat e tyre shëndetësore pasi në QKUK ofrohen shërbimet më të mira në vend.

“Shërbimet te cilat jemi duke i vitalizu janë jetike për popullatën ne jemi ata që ofrojmë shërbimet më të shpejta, u përmenden 6 raste 3 kanë qenë raste të moshave të reja, falë gatishmërisë të gjithë stafit të gjithë ata pacient janë të rikuperime më mirë”

E i pyetur për largimin nga punë të një kardiologu,  Ministri Uran Ismajli tha se të rëndësishëm janë pacientët dhe se duhet të respektohen dhe trajtohen pacientët./arbresh.info/

�#LIVE QKUK-ja në konferencë për medie

🔴#LIVE QKUK-ja në konferencë për medie

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 14 août 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara