Ilaçi për një gjumë të mirë, bishtat e sallatës jeshile

16:07 | 18 Dhjetor 2016

Ndërsa e prisni pjesën e bardhë tek sallata jeshile ju vëreni një lëng të çuditshëm si qumësht që rrjedh nga pjesa ku e shkëputët. Ndonëse duket pak si e habitshme, nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Ky lëng i bardhë është një lëng qumështor i përbërë nga lateks që gjendet natyralisht tek sallata jeshile dhe nuk është aspak i dëmshëm, përkundrazi.

Kjo përbërje ka shije pak të hidhur dhe çuditërisht ka një përbërës që ndikon tek gjumi. Varietet antike përmbanin më shumë nga ky lëng, ndaj romakët e këshillonin që të konsumohej në fund të vaktit për t’u qetësuar dhe për të stimuluar gjumin.

Ndaj nëse keni dëshirë për një gjumë apo pushim më të qetë konsumoni sallatë jeshile, sidomos pjesët fundore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara