Hulumtimi i ri tregon që qelizat njerëzore i imitojnë çipat kompjuterikë

10:29 | 21 Korrik 2019

Qelizat e gjalla janë të lidhura si çipat kompjuterikë, duke përdorur sinjale të drejtpërdrejta për t’i udhëzuar ato se si të funksionojnë, por gjithashtu mund ta ndryshojnë sjelljen me shpejtësi – diçka që çipat nuk mund ta bëjnë, sugjeron hulumtimi i ri nga Universiteti i Edinburgut.

Zbulimi i rrjetit të gjerë qelizor e thellon të kuptuarit e shkencëtarëve se si udhëzimet përhapen përmes trupit. Hulumtimi i ri gjeti informata të bartura në një rrjet të telave udhëzues që transmetojnë sinjale nëpër distanca të vogla, nanoshkallore, transmeton “Koha Ditore”.

Lëvizja e molekulave të ngarkuara nëpër distanca të vogla që transmetojnë informacione, ngjashëm me atë se si funksionon një mikroprocesor kompjuteri.

“Kemi zbuluar se funksioni i qelizës koordinohet nga një rrjet nanogypash, të ngjashme me nanogypat e karbonit që i gjeni në një mikroprocesor kompjuteri”, tha prof.

Mark Evans, nga Qendra e Universitetit të Edinburghut për Shkencat e Zbulimit të Trurit.

“Gjëja më e mahnitshme është se ky qark është shumë fleksibil, pasi që ky rrjet i gjerë qelizor mund të rikonfigurohet me shpejtësi për të dhënë rezultate të ndryshme në një mënyrë të përcaktuar nga informacioni i marrë nga dhe lidhur me bërthamën. Kjo është diçka që asnjë mikroprocesor apo qark i bërë nga njeriu nuk është i aftë ta arrijë”, tha Evans.

Duke përdorur mikroskopë të fuqishëm, shkencëtarët ishin në gjendje ta vëzhgonin rrjetin e lidhjeve me ndihmën e teknikave kompjuterike të ngjashme me ato që u mundësuan astronomëve ta shihnin vrimën e zezë.Këto sinjale i thonë qelizës muskulore, për shembull, që të relaksohet ose të kontraktohet.

Kur një qelizë lëviz nga një gjendje e qëndrueshme në një fazë të rritjes, rrjeti rikonfigurohet për të transmetuar sinjale që kalojnë në gjenet e nevojshme për rritje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara