Gjumi i ditës zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër

22:27 | 10 Shtator 2019

Lajme të mira vijnë për njerëzit që iu pëlqen të flenë disa minuta gjatë ditës. Sipas një studimi të ri, gjumi i shkurtër gjatë ditës, i cili praktikohet një ose dy herë në javë, mund ta zvogëlojë rrezikun nga sulmi në zemër.

Shkencëtarët e Universitetit të Lozanës në Zvicër e kanë studiuar lidhjen mes gjumin e shkurtër gjatë ditës dhe zgjatjen dhe rrezikun e sëmundjeve fatale me ndërlikime në sistemin kardiovaskular.

Hulumtuesit e përcollën gjendjen e 3462 personave të moshës 35 deri 75 vjeçare përgjatë pesë vjetëve. Ata zbuluan se njerëzit që kanë fjetur për pesë minuta deri në një orë gjatë ditës, një ose dy herë në javë, kanë 48 për qind më pak gjasa të pësojnë sulm në zemër sesa ata që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Sidoqoftë, sipas studimit të publikuar në revistën “Heart”, efekti i mirë kundër sëmundjeve të zemrës nuk është vërejtur te personat që kanë fjetur më shpesh gjatë javës ose për një kohë më të gjatë.

Autorët e studimit thanë: “Personat që kanë fjetur për një kohë të shkurtër gjatë ditës një ose dy herë në javë janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa nuk është gjetur ndonjë lidhje pozitive për shëndetin e zemrës me rastet kur gjumi është përsëritur më shpesh ose kur ka zgjatur më shumë”, shkruan “CNN”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara