Frymëmarrja me bark përmirëson qarkullimin e gjakut

15:45 | 9 Prill 2015

Frymëmarrja me bark konsiderohet si një mënyrë e shëndetshme për të marrë frymë për një organizëm të shëndetshëm.

Kjo është një frymëmarrje që realizohet duke kontraktuar diafragmën, një muskul i vendosur horizontalisht mes pjesës së kraharorit dhe frymëmarrja me bark.
Ajri hyn në mushkëri dhe barku zmadhohet gjatë kësaj lloj frymëmarrjeje. Kjo frymëmarrje e thellë realizohet përmes zgjerimit të abdomenit (barku) dhe jo me zgjerim kraharori.

Frymëmarrja me bark këshillohet shumë në joga si një mënyrë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, por edhe për të qetësuar mendjen. Ndaj këshillohet që frymëmarrja të zhvendoset nga kraharori në pjesën e barkut.

Për ta mësuar këtë, vendosni duart mbi bark dhe nxirrni frymë. Pastaj merrni frymë duke fryrë barkun.
Mbajtja e duarve mbi brak ju ndihmon, pasi stimulon trurin që ta zhvendosë atje frymëmarrjen. Kjo frymëmarrje mësohet më lehtë kur jeni shtrirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara