Flini ende me jastëk pambuku? – Ky është burimi i problemeve tuaja

08:56 | 28 Dhjetor 2015

Të gjithë e njohim mitin e jastëkëve të mëndafshit. Është arma sekrete e gjumit të bukurisë, mban ‘nën kontroll’ enjtjet dhe fryrjet e fytyrës në mëngjes dhe ndihmon që të kemi një lëkurë të butë dhe fytyrë të relaksuar gjatë ditës.

Së pari është thelbësore që jastëku të jetë 100% mëndafsh. Edhe pse çmimi mund të jetë pak i kripur për xhepin tuaj, gjeni vend për një shpenzim të tillë në buxhetin tuaj, sepse do t’ia vlejë, shkruan shqiptarja.com. Një jastëk me këllëfë mëndafshi ndihmon në pamjen e flokëve tuaj, shmang elektrizimin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke ‘masazhuar’ skalpin e kokës tuaj.

Nëse keni probleme me skuqjen e lëkurës, apo zgjoheni në mëngjes me shenja në fytyrë, të shkaktuara nga kontakti i fytyrës me jastëkun, mëndafshi do të sjellë ndryshime të dukshme dhe do të zgjoheni në mëngjes me energji të reja, jo vetëm moralisht, por edhe fizikisht.

Pra verdikti final është ky: Jastëkët me këllëfë mëndafshi janë absolutisht domosdoshmëri jo vetëm për femrat, por për çdo njeri në këtë planet (përfshirë edhe fëmijët tuaj).

Është gjithashtu shumë e rëndësishme të vlerësoni higjienën e jastëkëve tuaj. Jastëkët përmbajnë shumë mikrobe dhe si të tillë, duhen larë çdo dy ose tre ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara