E konsumoni shpesh, por nuk e dini si ndikon te presioni i lartë i gjakut

21:33 | 14 Maj 2019

Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni kërcënojnë enët e gjakut dhe organet vitale, dhe shpesh shkaktohet nga dieta e dobët dhe aktiviteti fizik i parregullt.

Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, është shumë e nevojshme të ndryshoni dietën, transmeton portali arbresh.info

Shoqata Amerikane e Shëndetit të Zemrës ka theksuar se avokado mund të ndihmojë në luftën kundër hipertensionit.

Kjo shoqatë ka konfirmuar se avokado ndihmon në ruajtjen e presionit normal të gjakut, sepse është i pasur me kalium. Ushqimet që përmbajnë kalium rregullojnë efektin negativ të natriumit në trup.

Kalciumi influencon pozitivisht në gjendjen e mureve të enëve të gjakut, sepse kur ato funksionojnë siç duhet, ne kemi presion të ekuilibruar të gjakut. Konsumi i ushqimit të kripur rrit nivelin e natriumit të gjakut dhe prandaj rritet presioni. Kalciumi stimulon trupin për nxjerrjen e natriumit të tepërt përmes urinës, dhe kështu presioni kthehet në normale.

Ushqimet e pasura me kalcium janë kajsia, bizelet, spinaq, tuna, patatet, portokalli dhe kërpurdhat./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara