Dobitë dhe pikëpamjet e ndryshme rreth klonimit | arbresh.info
klonimi

Dobitë dhe pikëpamjet e ndryshme rreth klonimit

Klonimi është i njohur si një teknikë artificiale për shumim (riprodhim). Është veprimi ku qeliza mëmë duhet të riprodhohet në mënyrë të përkryer në aspektet fiziologjike dhe biokimike. Kjo do të thotë se një qelizë nga një individ i caktuar krijohet pikërisht si ai i mëparshmi. Karakteret që mund të shfaqen nga një qenie njerëzore si rezultat i gjeneve të trashëguara nga prindërit gjithashtu mund të merren përmes klonimit. Ky individ ka të njëjtat gjene si prindi, prandaj metoda e shumimit natyror (seksual) mund të zëvendësohet me një metodë artificiale. Në fund, gjenet e marrura nga një person i vetëm mund të përdoren për të riprodhuar të njëjtat gjene në një tjetër person. Megjithatë, studimet shkencore kanë vërtetuar se është e mundur që karakteristikat fizike të një organizmi të klonuar mund të ndryshojnë. (Mc Donald 75)

Një kopje e saktë e një organizmi ose prodhimi i kopjeve të shumta të sakta të një gjeni të vetëm mund të bëhet me anë të klonimit. Në klonim, kopja e gjenit mund të krijohet duke përdorur fragment të ADN-së, grup qelizash ose organizëm. Koncepti i klonimit është konsideruar si një teknikë për kopjimin e individëve. Ajo i ndihmon njerëzit të krijojnë situata ku kontrolli i tepërt social do të kryhet. Për këtë arsye, koncepti i klonimit mund të shihet si një teknikë e cila do të rrezikonte familjen “natyrore” me mjete artificiale të riprodhimit. (Colorow 585)

Në botën reale klonimi i njeriut është i pamundur. Në të njëjtën kohë, kjo nuk është një fantazi e sforcuar që shumë individë të shoqërisë do të donin ta mendonin. Për më tepër, dilemat etike të klonimit nuk janë të dukshme për të gjithë. Kjo është e dukshme në disa nga përpjekjet e fundit për të sjellur shfaqjen e klonit të parë në botë. Në fushën e bioteknologjisë, ka dy aspekte të definimit të klonimit të njeriut. (Hossam 128) Lloji i parë i klonimit është i njohur si “klonim riprodhues”, kurse lloji i dytë i klonimit është “klonimi laboratorik”. Nëpërmjet hulumtimit të qelizave embrionale, metoda e “klonimit laboratorik” mund të përdoret jo vetëm për të krijuar një kopje të një personi, por edhe për të kuruar sëmundje.

Etika dhe Klonimi

Sot, përdorimi i teknikës së klonimit konsiderohet si një nga çështjet më të diskutueshme në botën e shkencës. Në Spanjë, komisioni ekspert i bioetikës dhe klonimit ka deklaruar se nuk do të jetë e mundur për të aplikuar teknologjitë e sigurta në klonim. Kjo vlen jo vetëm për qëllim të shumimit të qenieve njerëzore, por edhe në shërimin e mijëra sëmundjeve gjenetike. Për qëllime të shumimit, klonimi i ofron njerëzve premtimin për të trajtuar problemet që lidhen me infertilitetin tek femrat dhe meshkujt. Kjo teknikë mund të përdoret edhe në ruajtjen e specieve të kafshëve që janë në rrezikun e zhdukjes (Laura 25). Klonimi i kafshëve nuk duket të ketë një shqetësim serioz etik për shkak të faktit se klonimi i kafshëve mund të bëj njerëzit ti ruajnë disa krijesa që janë të rrezikuara tashmë. Kjo do të thotë se klonimi i kafshëve mund të na ndihmojë të rrisë mundësinë e kursimit dhe ruajtjen e pranisë së kafshëve të rrezikuara. Në anën tjetër, klonimi i njerëzve është konsideruar si një temë shumë e diskutueshme.

Gregory E. Pence, një ekspert në etikën mjekësore dhe një profesor i filozofisë në Universitetin Alabama në Birmingham është njëri ndër profesorët e paktë të bioetikës që mbështet fuqimisht praktikën e klonimit të njeriut. Sipas tij, praktika e klonimit të njeriut duhet të promovohet se sa të ndalohet publikisht për shkak të premtimeve të ardhshme të bioteknologjisë e cila përfshin zgjatjen e jetës së qenieve njerëzore dhe që ndihmon në procesin e shumimit.

Deri në kohën e tashme, ka konflikte prapa etikës morale në klonim. Para së gjithash, disa njerëz mendojnë se ne duhet të praktikojmë atë për shkak të premtimeve të pafund që kjo bioteknologji e veçantë mund të ofrojë për njerëzit. Në anën tjetër, disa njerëz kanë perceptimin se praktika e klonimit është kundër rrjedhës natyrore të jetës. Për shembull, problemi etik në lidhje me praktikën e klonimit terapeutik lind nga nevoja për të mbledhur qelizat embrionale në trajtimin e sëmundjeve të mëdha. Në këtë kontekst, mund të konkludohet se para se një klonim terapeutik të jetë i suksesshëm, përdorimi i embrionit të gjallë është i nevojshëm për të parandaluar humbjen e jetës së një personi tjetër.

Dobitë në ushqim që i sjellë klonimi i kafshëve
Uria globale mund të paraqitet kur ka një furnizim të pamjaftueshëm të ushqimit në mbarë botën. Përdorimi i ushqimeve të modifikuara gjenetikisht premton për të zgjidhur problemet që lidhen me urinë globale duke rritur furnizimin në mbarë botën e ushqimeve. Përparësitë tjera të ushqimeve të modifikuara gjenetikisht përfshijnë:

  1. zvogëlimin e rrezikut të alergjive ushqimore dhe substancave të tjera të dëmshme ushqimore
  2. ruajtjen e mjedisit si pasojë e përdorimit më pak të herbicideve dhe plehrave
  3. rritjen e vitaminave A, C, D dhe E, acidit folik, lycopeneve, lutein, omega-3 acide yndyrore, hekur dhe antioksidantë të tjera natyror në fruta, perime, dhe drithëra. (WHO

Me fjalë të tjera, prodhimi i vazhdueshëm dhe konsumi i produkteve ushqimore gjenetikisht të modifikuara mund të ndihmojë në parandalimin e vuajtjeve tek njerëzit me sëmundje të shkaktuara nga mungesat ushqimore të tilla si konsumi joadekuat i ushqimit të pasur me vitamina dhe minerale të cilat janë të nevojshme në zhvillimin e trupit të njeriut.

Për aq kohë sa çështjet etike konsiderohen me kujdes dhe respektohen, atëherë avantazhet afatgjata të praktikave terapeutike dhe riprodhuese të klonimit i tejkalojnë disavantazhet e tyre për shkak të potencialit për trajtimin e sëmundjeve, zgjidhjen e problemit të infertilitetit të njeriut, si dhe prodhimin e ushqimeve të lira./Përgatiti: Besa Maloku – arbresh.info/


[ft_alert type=”info”] Burimet: Colorow. “What is cloning?.” Learn.Genetics.Genetics Science Learning Center.07 February 2015: 585- 3470.Web.15 March 2015. http://learn.genetics.utah.edu/content/tech/cloning/whatiscloning/

Hossam E. Fadel. “Developments in Stem Cell Research and Therapeutic Cloning: Islamic Ethical Positions, a Review”. Bioethics. 26.3 (2012): 128-135.

Laura Vermon. Success in the Field of Animal Cloning. Publisher Webster’s Digital Services, 2012: 25-48

McDonald, Keith. “Days of Past Futures: Kazuo Ishiguro’s Never Let Me Go as Speculative Memoir”. Biography. 30.1 (2007): 75-83.

World Health Organization. “Modern Food Biotechnology, Human Health and Development: An Evidence-Based Study”. World Health Organization. 23 June 2005. Web. 15 December 2015. http://www.worldfoodscience.org/pdf/biotech_en.pdf [/ft_alert]




3 thoughts on “Dobitë dhe pikëpamjet e ndryshme rreth klonimit

Leave a Reply