Disa këshilla se si të fleni më shpejtë?

15:12 | 8 Prill 2015

Çdo herë e më shumë ka njerëz që kanë probleme me gjumë dhe në këtë ka shumë faktorë.
Teknologjia me të cilën jetojmë, shoqëria kapitaliste gjithnjë e më me pak kohë… lista vazhdon e zgjatet me secilin person që pyet.
Sidoqoftë, këtu janë disa këshilla që ju ndihmojnë të ju nxë gjumi më shpejt dhe ndiheni më të freskët se zakonisht kur zgjoheni.

1. Zgjohu herët

Nëse dëshironi që herët dhe me lehtësi të shkoni në shtrat, akordo alarmin në ora 5 të mëngjesit dhe ngrihu (kërce) nga shtrati në sekondën që bie alarmi.
Triku që kjo të funksionojë mbështetet në atë se ju duhet të shtrydhni nga vetja të gjithë disiplinën që keni dhe jo vetëm të zgjoheni në momentin që bie alarmi, por, të zgjoheni përnjëherë në momentin që bie alarmi çdo mëngjes.

2. Lexo materialin e duhur

Duhet të bësh zgjedhjen e duhur e jo të lexosh diçka që të bënë të mendosh për të e të mos mund të flesh.
Kështu që zgjidhni me kujdes librin apo gjërat që do të lexoni.

3. Fik të gjitha dritat
Zgjedhja më e mirë që të keni gjumë të rehatshëm është që dhomën ku flini ta bëni terr. Edhe një dritë sado e vogël që mund të jetë mund të pengoj që të bëni gjumë të rehatshëm pra mund të ndikoj në kualitetin e gjumit që bëni. Kështu që zgjidhja ideale është ta bëni terr dhomën duke fikur të gjitha dritat.

4. Shmang kompjuterin dhe televizorin
Nëse e lë internetin pas orës 2 të mëngjesit dhe pyet pse nuk po mund të flini kjo ndoshta është për shkak të kohës së tepërt që kaloni duke i ngulur sytë ekranit. Rri larg ekraneve (kompjuterit apo televizorit) para se të shkoni për të fjetur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara