Dieta me jogurt e mrekullueshme për shëndetin

00:00 | 25 Gusht 2019

Pa dyshim, jogurti është ushqim që sjell kënaqësi dhe freski kur e konsumon.

Dieta 7 ditore me jogurt është shumë e mirë për shëndetin dhe ka shumë vlera të mëdha për trupin e njeriut, përpos te njerëzit që kanë alergji nga produktet e qumështit, transmeton portali arbresh.info

Kjo dietë zgjat një javë dhe kërkon një regjim të saktë.

Fillimisht duhet të kërkoni jogurt që nuk përmban sheqer ose ndonjë krem shtesë. Kjo dietë ka për qëllim që të rigjenerojë organizmin, prandaj jogurti duhet të jetë sa më i pastër.

Në mëngjes duhet të kosnumoni të paktën një filxhan të madh jogurt në stomakun bosh.

Në drekë mund ta kombinoni me fruta. Mollët dhe kumbullat janë frutat ideale që mund të japin rezultat të shpejtë.

Në darkë konsumoni një filxhan të madh jogurt para gjumit.

Mundohuni që për të trija vaktet të mbani një orar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara