Çokollata kuron kollën më mirë se ilaçet, zbulon doktori

11:59 | 11 Janar 2019

Kur na kap një kollë e madhe, shumë prej nesh së pari mendojmë që të heqim qafe duke përdor sirup të ndryshëm.

Por sipas profesorit Alyn Morice, kreu i studimeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes në Universitetin e Hull dhe anëtar themelues i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Kollës, çokollata është një ndër ushqimet ideale që mund të qetësojë kollën, transmeton portali arbresh.info

Mjeku ka theksuar se ai është bauzar në prova të forta para se të jepte këtë sqarim.

Studimi i kryer me 163 persona ka gjetur se pacientët hanin çokollatë në vend të medikamenteve, kanë treguar rezulate shumë më të shpejta.

Pra, si mund të ndihmojë çokollata kur jeni me kollë?

Sipas profesorit Alyn Moric, çokollata formon një shtresë në mbaresat nervore të fytit, duke shtypur kështu dëshirën për t’u kollitur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale